LAJME

Lajm

Trafik i rënduar në Pikën Kufitare “Kapitan Andreevo”

Mërkurë, 2 Shtator 2026, 09:33

Trafik i rënduar në Pikën Kufitare “Kapitan Andreevo”

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Trafiku është i rënduar në pikën kufitare të kontrollit dhe kalimit “Kapitan Andreevo”, në kufirin me Turqinë, në drejtim të daljes për automjetet e mallrave, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë.

Lidhjet me traget që shërbejnë pikat kufitare “Orjahovo-Bechet” dhe “Svishtov-Zimnicea” vazhdojnë të jenë jashtë funksionit për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Danub. Gjithashtu, është ndërprerë funksionimi i tragetit bullgar që shërben pikën kufitare “Silistra-Chiciu”, për shkak të një defekti teknik.

Një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur në aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit, informon Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje janë regjistruar 27 aksidente të lehta dhe dy aksidente të rënda, në të cilat janë lënduar dy persona.

Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 4516 aksidente rrugore, ku 312 persona kanë humbur jetën dhe 5602 janë plagosur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 112 zjarre, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”. Katër persona kanë pësuar lëndime. Nga zjarret, 26 kanë shkaktuar dëme materiale direkte, prej të cilave 13 në ndërtesa banimi.

Ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar ndaj 146 sinjaleve për incidente. Janë kryer 27 operacione shpëtimi dhe ndihme, përfshirë dy ndërhyrje në aksidente me mjete transporti.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva