Lajm
“Arctic Sunrise” i Greenpeace mbërrin në Burgas me kauzë mjedisore
Mërkurë 2 Shtator 2026 10:51
Mërkurë, 2 Shtator 2026, 10:51
FOTO: greenpeace.org/bulgaria
Madhësia e shkronjave
Akullthyesi “Arctic Sunrise” i organizatës Greenpeace do të ankorohet në Burgas më 5 shtator dhe do të jetë i hapur për vizitorët, njoftuan nga organizata.
Vizita e anijes është pjesë e fushatës “Deti i Zi i gjallë pa naftë dhe gaz” të degës bullgare të Greenpeace, e cila kundërshton projektet e reja për nxjerrjen e naftës dhe gazit në det. Gjithashtu, në hapësirën përpara anijes do të organizohet një ekspozitë fotografike kushtuar 15 viteve të veprimtarisë së Greenpeace në Bullgari.
Vizita në Burgas do të zhvillohet pas një studimi shkencor të gjitarëve detarë në brigjet jugore të Detit të Zi, i realizuar me pjesëmarrjen e një ekipi ndërkombëtar në zonat e mbrojtura “Ropotamo” dhe “Stranxha”. Për këtë qëllim është përdorur një mikrofon nënujor i vendosur në trupin e anijes, përmes të cilit janë regjistruar tingujt e cetaceve. Studimi ka arritur deri në 24 milje detare nga bregu, çka është dy herë më shumë se shtrirja e zakonshme e kërkimeve të ngjashme.
“Zhvillimi i këtij studimi është një emocion i vërtetë për ekipin tonë. Anija na lejoi të mbledhim të dhëna të vlefshme për vendet ku gjenden gjitarët detarë dhe mënyrën se si ata e përdorin hapësirën detare”, tha Martin Tomov, koordinator i fushatës “Deti i Zi i gjallë pa naftë dhe gaz”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva