Artikull
Parashikimi i motit për 3 shtator 2026
Rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje lokale
Mërkurë 2 Shtator 2026 19:20
Mërkurë, 2 Shtator 2026, 19:20
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë 24 orëve të ardhshme, mbi vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik.
Gjatë natës, në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë ende reshje shiu dhe aktivitet stuhish, por ato gradualisht do të dobësohen dhe do të pushojnë, ndërsa vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në pjesën tjetër të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe pothuajse pa erë.
Ditën e enjte do të mbizotërojë mot me diell. Rreth mesditës dhe pasdite do të zhvillohen vranësira. Në shumë zona priten reshje afatshkurtra shiu, si edhe kushte për breshër. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore dhe Verilindore, fenomenet do të jenë më intensive. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 29 gradë.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell. Rreth mesditës dhe pasdite do të zhvillohen vranësira. Në pjesën veriore të bregdetit priten reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 25-28 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit – 24-26 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Rreth mesditës dhe pasdite do të zhvillohen vranësira. Në shumë vende priten reshje afatshkurtra shiu dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në zonat më të larta – e fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 23 gradë, ndërsa në 2000 metra – rreth 16 gradë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva