Lajm
Kryeministri Rumen Radev:
Pagesat e fundit nga PRQ janë një njohje për veprimet e kabinetit
Mërkurë 2 Shtator 2026 15:23
Mërkurë, 2 Shtator 2026, 15:23
Kryeministri Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fondet e siguruara për këstin e katërt dhe të pestë të Planit për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri (PRQ) janë jashtëzakonisht të rëndësishme në kushtet e një thesari shtetëror të zbrazur dhe të të ardhurave të vitit 2026 të shpenzuara paraprakisht, deklaroi Kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë.
Sipas tij, brenda tre muajsh e gjysmë, kabinetit i është dashur të kompensojë vite të tëra neglizhence dhe mungese guximi për reforma, në mënyrë që të parandalojë humbjen e shumave të mëdha financiare. “Komisioni Evropian i liroi këto fonde si një njohje për vullnetin e fortë politik dhe veprimet reale të qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, theksoi kryeministri.
Falë fondeve të marra, tarifat për produktet e pajisjeve elektronike dhe elektrike do të ulen mesatarisht katër herë. Gjithashtu do të ndalet praktika që problemet në menaxhimin e mbetjeve të zgjidhen duke rritur barrën për bizneset dhe qytetarët. Prioritet mbetet përmirësimi i lidhjeve të transportit, me fokus në autostradat “Hemus” dhe “Ruse-Veliko Tërnovo”, si dhe në rrugën e shpejtë Vidin-Montana.
Gjatë kësaj jave përfundoi zbatimi i Planit për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri në të gjithë Bashkimin Evropian.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva