LAJME

Artikull

Bullgaria planifikon ndryshime në financimin dhe promovimin e turizmit

Vizat në mbërritje për turistët nga Turqia janë ndër masat që po shqyrtohen

Mërkurë, 2 Shtator 2026, 17:12

Bullgaria planifikon ndryshime në financimin dhe promovimin e turizmit

FOTO: Ministria e Turizmit

Madhësia e shkronjave

Bullgaria planifikon ndryshime në mënyrën e financimit të turizmit, lidhjet ajrore dhe rregullimin e sektorit turistik, bëri të ditur më 2 shtator ministri i turizmit, Ilijan Dimitrov. Për sezonin veror të vitit 2027 tashmë u sigurua më shumë se 100 mijë vende në avionë, ndërsa pritet që të shtohen edhe fluturimet direkte drejt Bullgarisë. Ministria po përgatit gjithashtu një fond për lidhjet e transportit dhe promovimin e vendit, me synimin që reklamimi i Bullgarisë të lidhet drejtpërdrejt me mundësitë për të udhëtuar drejt saj.

Sipas planit, të paktën 50% e të ardhurave nga taksa turistike do të përdoren për promovimin e vendit dhe për përmirësimin e lidhjeve të transportit, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për infrastrukturën. Po përgatiten gjithashtu rregulla të reja për akomodimin afatshkurtër dhe për Fondin e Garancisë për operatorët turistikë. Po punohet edhe për rritjen e kapaciteteve të shërbimeve konsullore, me një vëmendje të veçantë ndaj Turqisë. Ndërkohë, po negociohet mundësia që turistët të mund ta marrin vizën në mbërritje, sipas sistemit të njohur si ‘visa on arrival’.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova