Ministrja e energjisë:

Nevojitet koordinim rajonal kur niveli i Danubit është i ulët

Mërkurë, 2 Shtator 2026, 17:42

Nevojitet koordinim rajonal kur niveli i Danubit është i ulët

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministrja e energjisë, Iva Petrova, u tha deputetëve të Komisionit për Energjinë se pret që situata e krijuar nga niveli i ulët i ujit në lumin Danub, e cila detyroi kufizimin e kapaciteteve të Centralit Bërthamor “Kozloduy”, tashmë të jetë kapërcyer. “Aktualissht, niveli i ujit është 20,70 metra, pra pothuajse në të njëjtin nivel në të cilin centrali funksiononte pa probleme rreth një muaj më parë. Kjo do të thotë se ky nivel tashmë është i njohur për ne, megjithëse mbetet ende kritikisht i ulët. Besojmë se nga ky moment situata do të stabilizohet dhe nuk do të përballemi më me situata kritike”, tha ajo. Para deputetëve, Petrova theksoi nevojën për një koordinim në nivel rajonal në raste kur niveli i Danubit bie, në vend që secili shtet të përpiqet të gjejë zgjidhje më vete. “Parashikimet tregojnë se gjithnjë e më shpesh do të përballemi me situata të tilla kritike”, theksoi ministrja.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova