EKONOMI

Artikull

Shteti nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në kërkimet në bllokun “Han Tervel”

Mërkurë, 2 Shtator 2026, 18:18

Shteti nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në kërkimet në bllokun “Han Tervel”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Parlamenti hodhi poshtë propozimin e GERB-SDS që shteti të marrë pjesë drejtpërdrejt në kërkimet dhe në nxjerrjen e mundshme të naftës dhe gazit natyror në pjesën e thellë të Detit të Zi, në bllokun “Han Tervel”, përmes “Holdingut Energjetik Bullgar”. Pro propozimit votuan 50 deputetë, nga GERB-SDS dhe Bullgaria Demokratike (DB), ndërsa 119 deputetë nga “Bullgaria Progresive” dhe DPS abstenuan, raportoi gazetari Daniell Inkov.

Sipas Zheço Stankovit nga GERB, pjesëmarrja e Holdingut Energjetik Bullgar do t’i siguronte shtetit një interes të drejtpërdrejtë ekonomik në projekt, krahas të ardhurave që përfitohen nga pagesat e koncesionit. Conço Ganev nga “Vëzrazhdane” pyeti pse GERB-SDS nuk i kishte ndërmarrë këto hapa kur ishte në pushtet. “Pse nuk e bëtë këtë kur ishit në qeveri, por po e bëni tani që jeni në opozitë?”, pyeti ai.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova