Artikull
Bizneset kundërshtojnë mënyrën e përcaktimit të “vlerës së drejtë” të ushqimeve
Mërkurë 2 Shtator 2026 18:43
Mërkurë, 2 Shtator 2026, 18:43
FOTO: Ministria e Ekonomisë
Madhësia e shkronjave
15 organizata kombëtare që përfaqësojnë industrinë ushqimore në Bullgari kërkuan rishikimin e metodologjisë së propozuar nga Ministria e Ekonomisë për përcaktimin e të ashtuquajturës “vlerë e drejtë” për produktet ushqimore bazë. Sipas kësaj metodologjie, do të llogaritet një vlerë referuese për 17 kategori produktesh, duke u bazuar në tregues të ndryshëm të çmimeve dhe të tregut. Në rast se çmimi devijon me më shumë se 10% nga kjo vlerë, projektligji parashikon që produkti të vihet nën monitorim.
Sipas përfaqësuesve të biznesit, kjo metodologji mund të japë rezultate jo të sakta, pasi përdor të dhëna mesatare për kategori shumë të gjera dhe i vendos produktet më të lira si pikë kryesore reference. Në këtë mënyrë, nuk merren parasysh ndryshimet në cilësi, markë, origjinë dhe madhësi të paketimit.
Organizatat paralajmërojnë gjithashtu për një efekt të kundërt te konsumatorët. Nëse “vlera e drejtë” e publikuar është më e lartë se çmimet reale në treg, ajo mund të kthehet në pikë reference për tregtarët dhe të nxisë rritjen e çmimeve, në vend që t’i ulë ato.
Sektori kërkon një shqyrtim të thelluar të metodologjisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova