Lajm
Jotova dhe një përfaqësues i lartë i NATO-s diskutuan sfidat e sigurisë
Enjte 3 Shtator 2026 08:43
Enjte, 3 Shtator 2026, 08:43
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Sfidat për sigurinë
kolektive të NATO-s në kontekstin e konflikteve në Ukrainë dhe në Lindjen e
Mesme ishin tema kryesore e takimit të presidentes Ilijana Jotova me
ndihmëssekretarin e përgjithshëm të Aleancës për inteligjencën dhe sigurinë,
Scott Bray, i cili u zhvillua në “Dondukov” 2. Kreu i shtetit vuri theksin te
nevoja për garanci të sigurisë në rajonin e Detit të Zi, i cili ka rëndësi të
jashtëzakonshme ekonomike për Bullgarinë.
FOTO: president.bg
Qëllimi kryesor i vizitës së Scott Bray në Bullgari është kryesimi i ardhshëm nga Bullgaria i Komitetit të NATO-s për Inteligjencën Civile në vitin 2027. Në takim morën pjesë edhe kryetari i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS), Pllamen Tonçev, dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës, Anton Geçev, njoftoi zyra e shtypit e presidentes.
FOTO: president.bg
Edhe kryeministri Rumen Radev u takua me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Të dy diskutuan mjedisin e sigurisë në rajon dhe tema aktuale të agjendës së Aleancës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva