Lajm
Forcat Ajrore Bullgare do të kenë 11 pilotë të trajnuar për F-16
Enjte 3 Shtator 2026 16:01
Enjte, 3 Shtator 2026, 16:01
gjeneral-major Nikollaj Rusev
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Deri në fund të vitit, Bullgaria do të ketë në dispozicion 11 pilotë të trajnuar për avionët F-16, ndërsa në prill të vitit të ardhshëm numri i tyre pritet të arrijë në 15, deklaroi për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral-major Nikollaj Rusev. Aktualisht pilotët e trajnuar janë tetë.
Ai kujtoi se vendi tashmë disponon tetë avionë F-16, të cilët po integrohen dhe përdoren në mënyrë aktive nga Forcat Ajrore Bullgare dhe kanë realizuar rreth 700 orë fluturimi. Sipas tij, është e nevojshme të trajnohen 32 pilotë, numër i mjaftueshëm për 16 avionë. Ai shtoi se vonesa në dorëzimin e tetë avionëve të dytë nuk varet nga Bullgaria, por lidhet me fabrikën prodhuese.
Gjeneral-major Nikollaj Rusev theksoi se 16 avionë F-16 nuk janë të mjaftueshëm për nevojat e vendit. Sipas tij, duhet të nisin bisedimet për blerjen e një skuadriljeje të re, e cila të hyjë në shërbim gjatë dekadës së ardhshme. Gjenerali sqaroi se nuk bëhet fjalë për më shumë avionë MiG-29, por për një avion shumëqëllimësh të prodhimit perëndimor, përfshirë edhe avionë të përdorur më parë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva