Lajm
Adhuruesit e zumbas mblidhen në festivalin “Alegria” në Ballçik
Premte 4 Shtator 2026 05:11
Premte, 4 Shtator 2026, 05:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ballçiku merr ritmin e zumbas nga 4 deri më 7 shtator, kur zhvillohet edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar “Alegria”. Këtë vit, të ftuar janë instruktorë nga Porto Riko, Spanja, Polonia dhe Portugalia, bëri të ditur për BTA organizatori Stojan Stojanov.
Programi nis më 4 shtator, në orën 19:00, me një maratonë zumbaje në qendër të qytetit, përpara Bashkisë, ku mund të marrin pjesë si banorët, ashtu edhe vizitorët e qytetit. Në edicionin e sivjetshëm do të ketë edhe stërvitje për fëmijë, për persona me vështirësi në lëvizje, ushtrime kërcimi me pesha, si dhe akuazumba.
Festivali i zumbas “Alegria” ka edhe aktivitetet e veta tematike, tashmë të bëra traditë. Ndër më të pëlqyerat është festa tradicionale folklorike, ku pjesëmarrësit nga vende të ndryshme vishen me kostume popullore, ndërsa të ftuarit specialë u bashkohen valleve tradicionale bullgare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova