Lajm
Parashikimi i motit për 4 shtator 2026
Freskimi i motit vazhdon, në disa zona do të ketë edhe reshje të shkurtra shiu
Enjte 3 Shtator 2026 19:25
Enjte, 3 Shtator 2026, 19:25
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë
natës,
nga perëndimi në lindje do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave dhe në
disa vende, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje të dobëta shiu.
Në Bullgarinë Veriperëndimore do të fryjë erë e lehtë nga
perëndim-veriperëndimi, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi nga veriu.
Ditën
e premte do
të mbizotërojë mot me diell, me zhvillim të vranësirave dhe në disa zona të
Bullgarisë Qendrore dhe Lindore, si edhe në malet e Bullgarisë Jugperëndimore,
do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Era nga
veri-veriperëndimi do të forcohet dhe me të do të depërtojë ajër më i freskët.
Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 27° dhe 32°, ndërsa në Sofje rreth
27°.
Përgjatë
bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, pasdite
me vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të
fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veri-veriperëndimi, ndërsa pasdite nga
lindje-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 26°-29°, ndërsa
temperatura e ujit të detit 24°-26°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në disa pjesë të masiveve malore të Bullgarisë Jugore, si dhe në pjesët qendrore dhe lindore të vargmalit Stara Pllanina, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veri-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 21°, ndërsa në 2000 metra rreth 13°.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva