Lajm
Gabriella Petrova fiton në Beograd me 14.10 metra në kërcimin trefish
Enjte 3 Shtator 2026 16:23
Enjte, 3 Shtator 2026, 16:23
FOTO: bfla.org
Madhësia e shkronjave
Gabriella Petrova konfirmoi formën e mirë që po tregon këtë sezon, duke fituar vendin e parë në kërcimin trefish në turneun e serisë World Athletics Continental Tour Bronze, që u zhvillua në Beograd të Serbisë, njoftoi Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë. Sportistja e kombëtares bullgare regjistroi 14,10 metra në provën e saj të tretë, rezultat që i mjaftoi për të fituar garën. Në vendin e dytë u rendit Ruth Hildebrand nga Gjermania me 14,00 metra, ndërsa vendin e tretë e zuri Caroline Joyot, po nga Gjermania, me 13,79 metra.
Me këtë sukses në kryeqytetin serb, Gabriella Petrova vazhdoi paraqitjet e saj të mira gjatë këtij sezoni, duke shtuar edhe një tjetër fitore në bilancin e saj. Në korrik, ajo u shpall kampione e Bullgarisë në kërcimin trefish për femra, me rezultatin 14,37 metra.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova