Enjte 3 Shtator 2026 17:06
Enjte, 3 Shtator 2026, 17:06
Rumen Radev dhe Antonio Costa
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria propozoi një term të ri, “kohezion industrial”. Propozimi u bë gjatë vizitës së presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Bullgari. Costa ndodhet në vend në kuadër të nismës tradicionale “Tur nëpër kryeqytete”, me ftesë të kryeministrit bullgar Rumen Radev. Këtë vit, në qendër të “Turit nëpër kryeqytetet” është kuadri financiar shumëvjeçar i Bashkimit Evropian për periudhën 2028–2034, raportoi gazetarja Marta Mladenova.
Gjatë takimeve u diskutuan çështje që lidhen me mbrojtjen e përbashkët evropiane dhe forcimin e ndërlidhjes mes vendeve. Costa tha se buxheti i ardhshëm do të jetë shumë i ndryshëm nga ai aktual dhe se duhet t’u përgjigjet realiteteve të sotme në botë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova