Enjte 3 Shtator 2026 17:37
Enjte, 3 Shtator 2026, 17:37
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, të propozuara nga Këshilli i Ministrave. Sipas ndryshimeve, tarifat për studentët që ndjekin studimet me pagesë mund të ulen, pasi ato nuk do të mund të kalojnë 50% të financimit të parashikuar për fushën përkatëse të studimit. Deri tani, kufiri ishte 60%, raportoi gazetarja Maria Fileva.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu më shumë siguri për studentët lidhur me tarifat gjatë viteve të studimit. Për studentët e regjistruar në vitin akademik 2025/2026 dhe në vitet pasuese, rritja e tarifës nuk do të mund të jetë më shumë se 20% krahasuar me shumën që paguanin në momentin e regjistrimit. Ndërsa tarifat për aplikimin në institucionet e arsimit të lartë do të përcaktohen nga drejtuesit akademikë të universiteteve.
Shumica parlamentare vendosi gjithashtu që bursat e financuara nga buxheti i shtetit t’u jepen vetëm studentëve dhe doktorantëve të pranuar në programet e financuara nga shteti dhe që ndjekin studimet me kohë të plotë. Ky vendim shkaktoi debate mes shumicës dhe opozitës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova