Artikull
Monumenti i Lirisë në majën Shipka mbyllet për vizitorët deri në vitin 2029
Enjte 3 Shtator 2026 17:51
Enjte, 3 Shtator 2026, 17:51
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Monumenti i Lirisë në majën e Shipkës mbyllet për vizitorët që nga sot, 3 shtator, për shkak të punimeve të ardhshme për konservimin dhe restaurimin e tij. Punimet pritet të zgjasin deri në vitin 2029. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike në qafën e Shipkës, punimet do të zhvillohen nga prilli deri në fund të tetorit, për tre vite radhazi, raportoi BNR Stara Zagora.
Drejtuesit e muzeut theksojnë se mbyllja e monumentit përkon me 150-vjetorin e Epopesë së Shipkës dhe të Çlirimit të Bullgarisë, që do të përkujtohen përkatësisht në vitet 2027 dhe 2028. Megjithatë, ndërprerja e procedurave tashmë të nisura do ta vononte restaurimin dhe do të rrezikonte gjendjen e monumentit.
Lexoni më shumë në arkivine Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova