LAJME

Lajm

Trafiku në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina” është i rënduar

Premte, 4 Shtator 2026, 09:51

Trafiku në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina” është i rënduar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafik i rënduar është regjistruar në pikën e kalimit kufitar me Turqinë “Kapitan Andreevo”, në drejtim të hyrjes për automjetet e lehta, si dhe në pikën kufitare me Serbinë “Kallotina”, në drejtim të daljes për automjetet e lehta, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Në kufirin me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë, trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Lidhjet e trageteve në Danub, që shërbejnë për pikat kufitare Silistira–Kçu, Orjahovo–Beket dhe Svishtov–Zimniç, ende nuk funksionojnë.

Tre persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën në 21 aksidente të rënda të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje u regjistruan 21 aksidente të lehta rrugore, pa persona të lënduar. Që nga fillimi i muajit, në aksidente rrugore humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 80 të tjerë. Ndërsa që nga fillimi i vitit, numri i personave që humbën jetën në aksidente të rënda rrugore arriti në 317, ndërsa të plagosurve në 5657.

Gjatë 24 orëve të fundit u shuan 122 zjarre, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë. Nuk pati viktima apo persona të lënduar. Në 25 raste zjarret shkaktuan dëme të drejtpërdrejta materiale, prej të cilave 10 ishin në ndërtesa banimi. Njësitë zjarrfikëse reaguan ndaj 176 sinjalizimeve për incidente. U kryen 48 ndërhyrje shpëtimi dhe operacione ndihme, pesë prej të cilave në raste aksidentesh.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova