Premte 4 Shtator 2026 12:34
Premte, 4 Shtator 2026, 12:34
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Numri i ofertave të punës në gusht u rrit me 6% krahasuar me muajin e mëparshëm, tregojnë të dhënat e platformës më të madhe për punësim. Trendi i rënieve të ndjeshme gjatë muajve të verës po zbehet, por në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i ofertave mbetet 10% më i ulët. Ofertat aktive të punës u rritën nga rreth 35 mijë në fillim të gushtit në mbi 37 mijë në fund të muajit.
Sektorët kryesorë që kompensuan rënien e shënuar në korrik janë hoteleria dhe restorantet, me rreth 730 oferta më shumë, ose 17% më shumë krahasuar me korrikun. Në sektorin e prodhimit, ofertat u rritën me 6,4%, ndërsa në tregti dhe shitje rritja ishte rreth 6%. Më shumë oferta pune u regjistruan edhe në sektorin e shëndetësisë dhe farmaceutikës, me rreth 11% rritje, në ndërtim me 5%, si dhe në veprimtaritë administrative dhe të shërbimit, me rreth 4%.
Sipas analizës së ekspertëve, rënia e numrit të përgjithshëm të ofertave të punës në bazë vjetore nuk është më një dukuri e përkohshme. Tregu i punës vijon të mbetet në nivele më të ulëta se në vitin 2025 gjatë të gjithë muajve që nga fillimi i këtij viti.
Lajmin e transmetoi reporterja e Radios Kombëtare Bullgare, Natalia Gançovska.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova