Lajm
Një valle, dy gajde: bullgarë dhe grekë takohen pranë Huhllës
Shtunë 5 Shtator 2026 04:05
Shtunë, 5 Shtator 2026, 04:05
FOTO: Misteret e Huhllës/Facebook
Madhësia e shkronjave
Bullgarë dhe grekë do të kapen në një valle të përbashkët më 6 shtator në majën Shën Ilia, mbi fshatin Huhlla të komunës së Ivajllovgradit(Bullgaria Jugore). Takimi është pjesë e festivalit ndërkombëtar “Misteret e Huhllës”, i cili nga 5 deri më 7 shtator bashkon historinë, folklorin dhe artin nën moton “Njerëzi pa kufij”.
Koncerti gala “Një valle,
dy gajde – bullgare dhe greke” fillon më 6 shtator në orën 19:00 në amfiteatrin
e majës “Shën Ilia”. Në të do të marrin pjesë interpretues vendas, ansambli i
valleve “Gagauzët” nga qyteti grek Orestiada, si dhe kolektive artistike nga
Kërxhali. Finalja do të jetë një valle e përbashkët bullgaro-greke përpara
kishëzës së shenjtorit.
FOTO: Misteret e Huhllës/Facebook
Më 5 shtator, banorët vendas do të rikrijojnë kryengritjen e grave të Huhllës nga viti 1906 për pavarësi kishtare dhe arsimore. Gjithashtu do të shënohen 100 vjet nga rindërtimi i kishës vendase “Shën Nikolla”, e cila u hodh në erë në vitin 1913.
FOTO: Misteret e Huhllës/Facebook
Më 6 shtator, duke filluar nga ora 16:00, në sheshin e fshatit do të organizohet një ekspozitë kulinare, ndërsa në orën 16:30 do të hapet një ekspozitë me vepra të autorëve nga 6 kontinente për konkursin e karikaturës “Huhlla, qendra e botës”.
Dita e fundit e festivalit, 7 shtatori, i kushtohet një ekskursioni nëpër “Rrugën e Mistereve” pranë lumit Arda. Pika e grumbullimit do të jetë sheshi i Huhlës në orën 09:00.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva