SPORT

Lajm

Tre tituj evropianë dhe një medalje bronzi për fëmijët bullgarë në shah

Premte, 4 Shtator 2026, 15:28

Tre tituj evropianë dhe një medalje bronzi për fëmijët bullgarë në shah

FOTO: facebook.com/BulSFC

Madhësia e shkronjave

Të rinjtë shahistë bullgarë u paraqitën me dinjitet në Kampionatin e 24-t Evropian të Bashkimit Evropian për të rinj U8-U14 (EUYCC 2026). Këtë e njoftoi Federata Bullgare e Sportit të Shahut.

Turneu u zhvillua nga 17 deri më 26 gusht në Rozhnov pod Radhoshtem, në Çeki, nën patronazhin e Bashkimit Evropian të Shahut. Në këtë garë prestigjioze morën pjesë 132 garues nga 19 federata. Talentet bullgare treguan karakter dhe përqendrim të shkëlqyer, duke i sjellë vendit katër medalje.

Kalin Kocev u shpall kampion evropian në kategorinë e djemve deri në 8 vjeç. Georgi Koev fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e djemve deri në 12 vjeç. Nia Mallçeva u bë kampione evropiane në kategorinë e vajzave deri në 12 vjeç, ndërsa Aleksandra Pehlivanova fitoi titullin kampione evropiane në kategorinë e vajzave deri në 14 vjeç.

“Arritjet e fëmijëve tanë tregojnë edhe një herë sa të rëndësishme janë kujdesi i vazhdueshëm, një perspektivë e qartë dhe mbështetja reale për talentet e reja. Megjithatë, mbetet shqetësuese mungesa e financimit nga Ministria e Rinisë dhe Sportit për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e këtyre garuesve”, theksojnë nga federata.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva