LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 5 shtatorin

Mot i nxehtë në ditën e parë të pushimeve

Premte, 4 Shtator 2026, 19:26

Parashikimi i motit për 5 shtatorin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës do të jetë kthjellët, ndërsa të shtunën do të mbizotërojë moti me diell. Në Rrafshin e Danubit dhe në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi dhe jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 31 deri në 36 gradë, ndërsa në Sofje do të arrijnë rreth 32 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë moti me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 28–30 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 24–26 gradë. Deti do të jetë me dallgëzim 1–2 ballë.

Në zonat malore do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në lartësitë më të mëdha era do të jetë e fortë, nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 26 gradë, ndërsa në 2000 metra rreth 18 gradë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova