Lajm
Radev dhe Fico me mesazh të përbashkët për luftën në Ukrainë
Premte 4 Shtator 2026 15:51
Premte, 4 Shtator 2026, 15:51
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Kryeministrat e Bullgarisë dhe Sllovakisë, Rumen Radev dhe Robert Fico, përcollën nga Sofja një mesazh të përbashkët në favor të zgjidhjes diplomatike të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, njoftoi gazetarja jonë Marta Mlladenova.
“Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake. Gjithmonë, në mënyrë sovrane dhe në emër të qeverisë, kam deklaruar se lufta në Ukrainë përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare nga Federata Ruse. Megjithatë, ne nuk e shohim botën bardh e zi. Në vitin 2014 pamë shkaqet e kësaj lufte dhe nuk jam i kënaqur me mënyrën se si Bashkimi Evropian e mbështet luftën”, deklaroi Fico.
Nga ana e tij, Kryeministri Radev tha:
“Ndajmë sërish vizionin tonë të përbashkët se përpjekjet për një zgjidhje ushtarake çojnë në rritjen e rreziqeve dhe në një përshkallëzim të rrezikshëm. Prandaj bëjmë edhe një herë thirrje për arsye. Bëjmë thirrje për dialog. Bëjmë thirrje për armëpushim dhe për uljen në tryezën e bisedimeve, sepse diplomacia është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e besueshme për këtë konflikt.”
Gjatë takimit të tyre, dy kryeministrat diskutuan gjithashtu thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë bërthamore dhe industrisë, veçanërisht në sektorët e prodhimit të automjeteve dhe mbrojtjes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva