SPORT

Artikull

Sportistët bullgarë me sindromën Down ngjiten në ringun e boksit

Shtunë, 5 Shtator 2026, 05:05

Sportistët bullgarë me sindromën Down ngjiten në ringun e boksit

FOTO: Facebook /FAPA Bulgaria

Madhësia e shkronjave

Në Bullgari është hedhur hapi i parë drejt një drejtimi të ri në sportin e adaptuar: stërvitje boksi për sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale. Nisma është rezultat i bashkëpunimit mes Federatës Bullgare të Boksit dhe Federatës “Aktiviteti Fizik i Adaptuar - Bullgari”.

Stërvitja e parë tashmë është zhvilluar, ndërsa synimi është krijimi i një programi të rregullt përgatitor që të zhvillojë forcën, koordinimin, përqendrimin, disiplinën dhe vetëbesimin e sportistëve.

Që në muajin shtator, sportistë me sindromën Down do të marrin pjesë në ndeshje demonstrative gjatë Kampionatit Evropian të Boksit për meshkuj dhe femra në Sofje. Bullgaria do të jetë mikpritëse e kampionatit nga 15 deri më 26 shtator në sallën “Asics Arena”.

“Ky është një rast për të treguar se sporti mund të zgjerojë kufijtë, të krijojë mundësi të reja dhe t’i japë vend në ring kujtdo që ka dëshirë të luftojë, të zhvillohet dhe të ëndërrojë”, theksojnë nismëtarët e projektit.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva