MUZIKË

Artikull

Festivali Evropian i Muzikës në Sofje me një program intrigues vjeshtor

Martë, 8 Shtator 2026, 06:00

Festivali Evropian i Muzikës në Sofje me një program intrigues vjeshtor

FOTO: europeanmusicfestival.bg

Madhësia e shkronjave

Pas një sezoni të suksesshëm pranveror me pjesëmarrjen e artistëve të shquar si Mihaill Pletnjov dhe Orkestra e Dhomës së Vjenës, Festivali Evropian i Muzikës fton adhuruesit e muzikës në një seri të re ngjarjesh tërheqëse këtë vjeshtë. Edicioni i 26-të i festivalit ofron takime me emra të njohur të skenës muzikore bullgare dhe ndërkombëtare, si dhe me interpretues të rinj e të talentuar. Gjithashtu pritet finalja e ciklit të suksesshëm “Koleksioni Stradivarius”, në kuadër të të cilit publiku do të ketë sërish mundësinë të përjetojë tingullin magjepsës të violinave mjeshtërore të krijuara më shumë se tre shekuj më parë. Programi i festivalit, i përbërë nga shtatë koncerte, do të zhvillohet në Sofje nga 3 tetori deri më 14 dhjetor 2026.

Festivali Evropian i Muzikës në Sofje me një program intrigues vjeshtor

FOTO: europeanmusicfestival.bg

Sezoni vjeshtor nis me një mini-cikël prej dy aktivitetesh në Sallën e Muzikës së Dhomës “Bullgaria”. Më 3 tetor do të mbahet koncerti i pianistit të shquar Ljudmill Angellov dhe i Trio Semper, një ansambël i krijuar në Spanjë nga artistë të njohur me karriera ndërkombëtare. Përbërja e trios përfshin violinisten Liana Gourdjia, violistin Rumen Cvetkov dhe violonçelistin Gabriel Ureña.

Festivali Evropian i Muzikës në Sofje me një program intrigues vjeshtor

FOTO: europeanmusicfestival.bg

Më 13 tetor do të mbahet recitali i dy artistëve të rinj: violinistit danez Stefan Burkhardt, fitues i dy çmimeve në Konkursin Ndërkombëtar të Violinës Cantus Firmus, dhe pianistes spanjolle Laura Mota Pello, laureate e konkursit prestigjioz “Géza Anda” në Zvicër. Të dy artistët kanë qenë më parë të ftuar në Bullgari në kuadër të projekteve të tjera artistike.

Festivali Evropian i Muzikës në Sofje me një program intrigues vjeshtor

FOTO: europeanmusicfestival.bg

Më 14 tetor, Festivali Evropian i Muzikës do t’i bashkohet kremtimeve për 105-vjetorin e themelimit të Akademisë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov”. Koncerti festiv do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike Akademike, nën dirigjimin e prof. dr. Georgi Patrikov, si dhe të solistëve të rinj, të diplomuar dhe të studentëve të këtij institucioni. Një nga ngjarjet më të shumëpritura të sezonit vjeshtor të festivalit mbetet edhe këtë vit cikli “Koleksioni Stradivarius”.

Milla Georgieva

Milla Georgieva

FOTO: europeanmusicfestival.bg

Më 26 tetor, sezoni i dytë i këtij cikli të suksesshëm do të përmbyllet me performancën e Milla Georgievës, e cila do të luajë me violinën Stradivarius Montbel, së bashku me Atanas Krëstev (violonçel) dhe muzikantët e orkestrës Cantus Firmus, nën dirigjimin e Grigor Palikarov.

Festivali Evropian i Muzikës në Sofje me një program intrigues vjeshtor

FOTO: europeanmusicfestival.bg

Gjatë muajve tetor dhe nëntor do të zhvillohet Konkursi i Pestë Kombëtar për Instrumentistë të Rinj “Cantus Firmus”. Në konkurs mund të marrin pjesë interpretues të rinj deri në moshën 25 vjeçare, përfshirë pianistë, interpretues të instrumenteve me tela dhe frymore, si edhe ansamble të muzikës së dhomës. Koncerti përmbyllës i laureatëve dhe ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve do të mbahen më 8 nëntor.

Европейският музикален фестивал в София с интригуваща есенна програма

Европейският музикален фестивал в София с интригуваща есенна програма

FOTO: europeanmusicfestival.bg

Një program i gjerë orkestral do të prezantohet nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, e cila do të jetë e ftuar në Festivalin Evropian të Muzikës më 20 nëntor në Sallën “Bullgaria”, nën drejtimin e dirigjentit të saj kryesor, Konstantin Ilievski. Solist i koncertit do të jetë violonçelisti Atanas Krëstev.

Ljudmill Angellov

Ljudmill Angellov

FOTO: sofiaphilharmonic.com

Festivali do të përmbyllet më 14 dhjetor në Sallën “Bullgaria” me një recital të pianistit të shquar Ludmill Angelov, i njohur ndërkombëtarisht si interpretues i veprave të Fryderyk Chopin-it.

Ky aktivitet organizohet nga agjencia “Cantus Firmus”, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe të Bashkisë së Sofjes, në kuadër të Kalendarit të Ngjarjeve Kulturore të Bashkisë së Sofjes për vitin 2026.

 

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva