Lajm
Trafik i shtuar për kamionët drejt Turqisë
Në pikat e tjera kufitare situata është e qetë
Dielë 6 Shtator 2026 10:29
Dielë, 6 Shtator 2026, 10:29
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në shumicën e pikave kufitare të Bullgarisë, sipas të dhënave nga ora 06:00 e mëngjesit në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, është normal.
Në kufirin me Rumaninë trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare.
Në kufirin me Greqinë trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare.
Përmes pikave kufitare Rudozem, Zllatograd, Makaza dhe Ivajllovgrad lejohen të kalojnë automjete të lehta dhe minibusë me peshë deri në 3.5 tonë.
Përmes pikave Kullata, Ilinden dhe Kapitan Petko Vojvoda kalojnë automjete të lehta, autobusë dhe mjete transporti të rënda.
Në kufirin me Turqinë trafiku është i ngarkuar në pikën kufitare Kapitan Andreevo, në drejtimin e daljes nga Bullgaria për kamionët.
Në kufirin me Republikën e Maqedonisë së Veriut trafiku është normal në të gjitha pikat e kontrollit kufitar.
Në kufirin me Serbinë trafiku është normal në të gjitha pikat e kontrollit kufitar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva