KULTURË

Artikull

Finalja e TheatAir 2026: artistë nga 5 vende mbushin qendrën e Plovdivit

Hënë, 7 Shtator 2026, 05:51

Finalja e TheatAir 2026: artistë nga 5 vende mbushin qendrën e Plovdivit

FOTO: facebook.com/theatair

Madhësia e shkronjave

Festivali Ndërkombëtar i Arteve të Rrugës TheatAir 2026 përfundon sot, më 7 shtator, në Plovdiv me një shfaqje falas dhe një paradë me kukulla gjigante.  

Programi nis në orën 19:30 në qendër të qytetit, te Shkallët e Kamenicës, me shfaqjen “Dueti Akrobatik” të grupit grek “Acrokuku”. 

Në orën 20:00, artisti argjentinas Emanuel Garcia do të prezantojë shfaqjen “Cyr Wheel” pranë shatërvanit përballë Bashkisë së Plovdivit. Në të njëjtën kohë, nga Stadiumi Romak do të nisë një paradë me kukulla gjigante. 

Duke filluar nga ora 20:30, përpara Postës Qendrore, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një performancë të vallëzimit vertikal nga Ria Murphy e Irlandës, shfaqjen “Nekawa Awaken” nga grupi bullgar “Fireter”, si dhe muzikë tradicionale live të interpretuar nga Chris Miguel nga Brazili.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva