LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 7 shtator 2026

Mot me diell, temperatura deri në 31°C dhe mot më i freskët në bregdet

Dielë, 6 Shtator 2026, 19:06

Parashikimi i motit për 7 shtator 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Pas mesnate dhe deri në mëngjes, në pjesën lindore të vendit do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja, ndërsa në disa zona mund të formohen shtresa të ulëta vranësirash.

Më 7 shtator, moti do të jetë me diell, por mëngjesi do të jetë i freskët. Era do të fryjë nga lindja-verilindja dhe do të jetë kryesisht e dobët. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26°C deri në 31°C, ndërsa në Sofje do të arrijnë rreth 28°C.

Në zonat malore moti do të jetë me diell, por në lartësitë më të mëdha do të jetë me erë. Do të fryjë një erë me intensitet mesatar deri të fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 24°C, ndërsa në 2000 metra rreth 16°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell, megjithëse gjatë orëve të mëngjesit në disa vende do të ketë vranësira të ulëta. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 25°C - 27°C.

Temperatura e ujit të detit është 25°C - 26°C, ndërsa dallgëzimi i detit do të jetë 2 deri në 3 ballë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva