LAJME

Lajm

PP propozon ndalimin e plotë të reklamave të lojërave të fatit

Dielë, 6 Shtator 2026, 17:43

Lideri i PP - Asen Vasilev

Lideri i PP - Asen Vasilev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Deputetë nga partia "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) propozojnë ndalimin e plotë të reklamimit të lojërave të fatit në vendbanime dhe në media. Kjo bëhet e ditur nga një projektligj i paraqitur në Parlament, raportoi gazetarja Marta Mlladenova. 

Parashikohet një përjashtim vetëm për transmetimin e hedhjeve të shortit të Totalizatorit Sportiv Bullgar, për reklama me përmasa të kufizuara në fasadat e vetë objekteve të lojërave të fatit dhe për vendosjen e një logoje me përmasa deri në 10 × 10 cm në pajisjet sportive për personat madhorë. 

Projektligji parashikon ndalimin e plotë të reklamave në televizion, radio, shtyp, internet dhe rrjete sociale, si dhe në të gjitha hapësirat e reklamimit të jashtëm, përfshirë billboard-et, stacionet e transportit publik, fasadat e ndërtesave, panelet elektronike dhe mjetet e transportit.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva