LAJME

Lajm

Trafik i rënduar i kamionëve drejt Turqisë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”

Martë, 8 Shtator 2026, 09:01

Trafik i rënduar i kamionëve drejt Turqisë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të martën në mëngjes, trafiku është intensiv në pikën kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo”, në dalje për mjetet e rënda të transportit, njoftojnë autoritetet e Policisë Kufitare. Kalimi në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë zhvillohet normalisht.

Nga ora 11:00 deri në 13:00 do të kufizohet qarkullimi në rrugën Sofje-Pernik, në segmentin nga dalja për Vlladaja deri te stacioni hekurudhor Vlladaja, për shkak të kryerjes së një inspektimi për sigurinë rrugore, njoftoi qendra e shtypit e Agjencisë “Infrastruktura Rrugore”. Automjetet do të devijohen përmes fshatit.

Për shkak të aktiviteteve në vazhdim për mirëmbajtjen e autostradave “Hemus”, “Trakia” dhe “Struma”, drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, apelojnë nga agjencia.

Gjatë 24 orëve të fundit, 45 persona janë plagosur në 31 aksidente të rënda rrugore në vend, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, në aksidente kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 205 të tjerë. Që nga fillimi i vitit, numri i viktimave në aksidente rrugore ka arritur në 321, ndërsa të plagosurve në 5.782 persona.

Në 24 orët e fundit janë shuar 182 zjarre në mbarë vendin. Sipas Drejtorisë “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”, në këto incidente nuk ka pasur persona të lënduar.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva