LAJME

Artikull

Delegacion qeveritar dhe biznesi bullgar në bisedime në Kinë

Martë, 8 Shtator 2026, 11:25

Delegacion qeveritar dhe biznesi bullgar në bisedime në Kinë

FOTO: mi.government.bg

Madhësia e shkronjave

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë i Bullgarisë, Aleksandër Pulev, u takua në qytetin Xiamen me Zëvendëspresidentin e Kinës, Han Zheng. Të dy diskutuan mundësitë për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve ndërmjet Bullgarisë dhe Kinës, njoftoi qendra e shtypit e ministrisë.

Ata theksuan nevojën për arritjen e një shkëmbimi tregtar më të balancuar dhe për një prani më aktive të kompanive bullgare në tregun kinez, transmeton BTA.

Zëvendëspresidenti kinez vlerësoi lart vizitën e delegacionit qeveritar dhe të biznesit bullgar në Panairin e 26-të Ndërkombëtar Kinez për Investime dhe Tregti në Xiamen dhe nënvizoi rëndësinë e saj për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Pritësi theksoi gjithashtu rëndësinë e forumit të ardhshëm të biznesit ndërmjet përfaqësuesve të të dy vendeve, në të cilin do të marrin pjesë rreth 100 kompani me potencial për partneritete të ardhshme.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva