Lajm
Parashikimi i motit për 9 shtator 2026
Temperaturat ditore do të rriten lehtë
Martë 8 Shtator 2026 19:25
Martë, 8 Shtator 2026, 19:25
FOTO: Desisllava Semkovska
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 17°C, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 14°C.
Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, në disa zona të Bullgarisë Lindore do të ketë vranësira të ulëta. Pasdite, kryesisht mbi zonat malore të Bullgarisë Perëndimore, do të ketë shtim të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në rajonet lindore herë pas here mesatare, nga lindja dhe juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 33°C. Në kryeqytet priten rreth 30°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, në disa vende do të ketë vranësira të ulëta. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 25 deri në 28°C. Temperatura e ujit të detit është 24-25°C, ndërsa dallgëzimi do të jetë deri në 3 ballë.
Në male moti do të jetë me diell. Pasdite, kryesisht mbi masivet malore në Bullgarinë Perëndimore, do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por reshjet do të jenë pothuajse të papërfillshme. Në lartësitë më të mëdha do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 24°C, ndërsa në 2000 metra rreth 18°C.
Të enjten moti do të jetë edhe më i ngrohtë dhe pa reshje. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva