Artikull
Një kompani kineze zgjeron fabrikën e pjesëve të automjeteve pranë Plovdivit
Martë 8 Shtator 2026 15:37
Martë, 8 Shtator 2026, 15:37
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Kompania kineze ZS Europe zgjeroi kapacitetet prodhuese të fabrikës së saj të teknologjisë së lartë për pjesë të automjeteve pranë Plovdivit. Kompania është pjesë e grupit Shanghai Unison Aluminium Products. Fabrika prodhon komponentë prej alumini për prodhuesit kryesorë të automjeteve në mbarë botën. Kapacitetet e reja janë pjesë e zgjerimit të investimit, pas fazës së parë të realizuar në vitin 2025.
Gjatë ceremonisë së hapjes, kryeministri Rumen Radev deklaroi se ky investim është dëshmi e vlerësimit të lartë për përpjekjet e qeverisë për të ndryshuar modelin e zhvillimit ekonomik të vendit, duke e orientuar atë drejt rritjes së produktivitetit dhe zhvillimit të prodhimeve të teknologjisë së lartë me vlerë të shtuar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova