Lajm
Nxënësit bullgarë shënojnë rënie në lexim dhe matematikë në PISA 2025
Martë 8 Shtator 2026 16:53
Martë, 8 Shtator 2026, 16:53
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Nxënësit bullgarë të klasës së nëntë shënuan rënie në matematikë dhe lexim në testimin ndërkombëtar PISA 2025, rezultatet e të cilit u prezantuan në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Vlerësimi ndërkombëtar PISA zhvillohet çdo tre vjet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Rezultatet tregojnë se rreth 60% e nxënësve 15-vjeçarë në Bullgari janë nën nivelin bazë në lexim dhe matematikë, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve të përfshirë në vlerësim kanë mangësi të theksuara në shkencat natyrore.
Ministri i arsimit, Georgi Vëllçev, deklaroi se rezultatet tregojnë probleme në modelin arsimor dhe thellim të pabarazisë në arsim. Sipas tij, problem mbetet edhe niveli bazë i shkrim-leximit dhe mosnjohja e duhur e gjuhës bullgare, si dhe ndikimi i pikëpamjeve jashtëzakonisht liberale që kanë hyrë në shkollat bullgare, raportoi gazetari Andrej Borisov.
Ministria po përgatit ndryshime në programet mësimore, mënyrën e vlerësimit, aktivitetet jashtëshkollore dhe kualifikimin shtesë të mësuesve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #nxënës
- #mësues
- #mësim
- #shkollë
- #lexim
- #vlerësim
- #Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
- #PISA
- #testim
- #matematikë
- #shkrim
- #program
- #Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik
- #programe mësimore
- #kualifikim shtesë i mësuesve
- #vlerësimi ndërkombëtar PISA
- #aktivitete jashtëshkollore
- #model arsimor
- #pabarazi në arsim
- #niveli bazë i shkrim-leximit
- #mosnjohja e gjuhës bullgare