Artikull
Fushata për zgjedhjet presidenciale nis më 25 shtator
Martë 8 Shtator 2026 18:11
Martë, 8 Shtator 2026, 18:11
Stojanka Ballova-Cvetkova
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Përgatitjet për zgjedhjet për president dhe nënpresident të Bullgarisë, që do të zhvillohen më 25 tetor, po ecin sipas planit. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për mediat zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Stojanka Ballova-Cvetkova.
Deri tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi për pjesëmarrje në zgjedhje pesë parti dhe një komitet nismëtar për kandidimin e një kandidati të pavarur për president dhe një kandidati të pavarur për nënpresident. Kërkesa të tjera janë ende duke u shqyrtuar. Afati për regjistrimin e partive dhe koalicioneve përfundon më 9 shtator, në orën 17:00, ndërsa për komitetet nismëtare më 14 shtator, në orën 17:00.
Fushata zgjedhore nis më 25 shtator dhe përfundon më 23 tetor.
Për bullgarët që jetojnë jashtë vendit, një afat i rëndësishëm është 29 shtatori. Deri atëherë, ata mund të paraqesin kërkesë për të votuar jashtë vendit, personalisht, me postë ose në mënyrë elektronike përmes faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Fushata informuese do të zhvillohet nën moton „Zëri yt, zgjedhja jote“.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova