Fotografia e Nenad Stoimenovit nga Bosilegradi në TOP 10 të RuralFoto

Mërkurë, 9 Shtator 2026, 13:53

Fotografia e Nenad Stoimenovit nga Bosilegradi në TOP 10 të RuralFoto

FOTO: FAcebook / Nenad Stoimenov

Madhësia e shkronjave

Një fotografi e Nenad Stoimenovit nga Bosilegradi u rendit ndër 10 më të mirat në kategorinë „Fshati“ të konkursit ndërkombëtar RuralFoto 2026, njoftoi BTA në rubrikën e saj „Bota bullgare“. Fotografia kap një moment të qetë nga jeta në fshat – një burrë i moshuar është ulur në stallë pranë një viçi të vogël, ndërsa pas tyre qëndron nëna e vogëlushit.

Për Stoimenovin, i cili merret me dizajn grafik dhe prej kohësh ka pasion fotografinë, kjo është pjesëmarrja e parë në një konkurs të tillë. Në garë morën pjesë fotografë nga Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilët paraqitën gjithsej 1118 fotografi në katër kategori.

„Nga Bosilegradi në TOP 10! Kjo është fantastike!“, shkroi Stoimenov në Facebook pas shpalljes së rezultateve.

Fotografia e tij do të jetë pjesë e ekspozitës me 40 punimet e përzgjedhura, e cila do të mbahet në Osijek të Kroacisë. Fituesit do të shpallen më 16 shtator.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova