Lajm
Trafiku i kamionëve është i ngarkuar në kufirin me Turqinë
Mërkurë 9 Shtator 2026 10:21
Mërkurë, 9 Shtator 2026, 10:21
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Që nga mëngjesi trafiku në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, në dalje të automjeteve të rënda drejt Turqisë, është intensiv, njoftojnë nga Policia Kufitare.
Në pikat e tjera kufitare dhe kalimet drejt Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, qarkullimi zhvillohet normalisht.
Për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Danub, vijojnë të jenë të mbyllura linjat e trageteve midis Bullgarisë dhe Rumanisë në segmentet Orjahovo-Beket dhe Svishtov-Zimnicea. Qarkullimi mbi urat e Danubit 1 dhe 2, pranë Ruses dhe Vidinit, zhvillohet pa probleme.
Gjatë 24 orëve të fundit, dy persona humbën jetën në një aksident rrugor. Sipas Policisë Rrugore, në 15 aksidente të rënda të regjistruara janë plagosur 20 persona.
Që nga fillimi i muajit, në aksidente rrugore kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa 225 të tjerë janë plagosur. Që nga fillimi i vitit, numri i viktimave në rrugë ka arritur në 323 persona, ndërsa të plagosurit janë 5 801.
Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe i Mbrojtjes së Popullsisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 155 zjarre. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa në 27 raste janë regjistruar dëme materiale të konsiderueshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva