Lajm
KE miratoi një projekt për fëmijët të propozuar nga një eurodeputet bullgar
Mërkurë 9 Shtator 2026 11:59
Mërkurë, 9 Shtator 2026, 11:59
eurodeputeti bullgar Hristo Petrov
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Komisioni Evropian (KE) ka miratuar projektin pilot “Summers of Europe”, një nismë e eurodeputetit bullgar Hristo Petrov, i njohur si Ico Hazarta, për organizimin e kampeve verore ndërkombëtare edukative për fëmijët që jetojnë në varfëri.
Projekti parashikon krijimin e një rrjeti evropian kampesh verore falas për fëmijët në situatë të cenueshme. Qëllimi është t'u ofrohet atyre qasje në sport, kulturë, arsim, aktivitete krijuese dhe mundësi për të komunikuar me bashkëmoshatarë nga shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, njofton BTA.
Nisma është pjesë e përpjekjeve për forcimin e Garancisë Evropiane për Fëmijët dhe për sigurimin e qasjes së barabartë të fëmijëve në nevojë në aktivitete jashtëshkollore, përfshirë sportin, kulturën dhe aktivitetet e kohës së lirë.
Buxheti i parashikuar për projektin është 1,45 milionë euro.
“Ky është një sukses për mua, por edhe më shumë është një sukses për vendin tonë, sepse tregon se Bullgaria mund të ngrejë një çështje të rëndësishme sociale në nivel evropian dhe ajo të shndërrohet në një instrument real”, komentoi eurodeputeti.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva