Lajm
Parashikimi i motit për 10 shtator 2026
Mbetet ngrohtë dhe me vapë gjatë ditës
Mërkurë 9 Shtator 2026 19:25
Mërkurë, 9 Shtator 2026, 19:25
прогноза за времето, слънчево
FOTO: Десислава Семковска
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 17°C.
Për Sofjen pritet temperatura minimale të jetë rreth 14°C. Gjatë ditës do të
mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, në disa vende të rajoneve më lindore
do të ketë vranësira të ulëta. Pasdite, kryesisht mbi zonat malore të
Bullgarisë Perëndimore, do të zhvillohen vranësira. Në disa vende priten reshje
të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në
rajonet lindore mesatare, nga lindja dhe juglindja. Në Bullgarinë
Veriperëndimore era do të jetë nga verilindja dhe e dobët. Temperaturat
maksimale do të jenë ndërmjet 28° dhe 33°C. Në kryeqytet priten rreth 32°C.
Në bregdetin
e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Para
mesditës në disa zona do të ketë vranësira të ulëta. Do të fryjë erë mesatare,
kryesisht nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 26° deri
në 28°C. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°C, ndërsa dallgëzimi i detit
do të jetë deri në 3 ballë.
Në male do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite, kryesisht mbi
masivet malore të Bullgarisë Perëndimore, do të zhvillohen vranësira dhe në
disa vende do të ketë reshje të shkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të
fryjë erë e dobët, kryesisht nga veriu. Temperatura maksimale në lartësinë 1200
metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 27°C, ndërsa në 2000 metra rreth
20°C.
Të premten, moti do të mbetet pothuajse i pandryshuar për sa u përket temperaturave, por temperaturat ditore mund të rriten deri në 35°-36°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva