Mbi 500 pjesëmarrës mblidhen në Robotics Strategy Forum në Sofje

Enjte, 10 Shtator 2026, 09:33

Mbi 500 pjesëmarrës mblidhen në Robotics Strategy Forum në Sofje

FOTO: facebook.com/PARA.Bulgaria

Madhësia e shkronjave

Edicioni i tetë i Robotics Strategy Forum zhvillohet më 10 shtator 2026 në sallën „Xhon Atanasov“ të „Sofia Tech Park“. Forumi, kushtuar robotikës, automatizimit dhe teknologjive inxhinierike, është nën moton „Rilindja e industrisë bullgare“, njofton Dhoma Bullgare e Ekonomisë.

Në forum pritet të marrin pjesë mbi 500 përfaqësues të biznesit, kompanive teknologjike, qarqeve shkencore dhe institucioneve, si dhe më shumë se 50 ekspozues nga Bullgaria dhe vende të tjera. Programi përfshin shembuj dhe zgjidhje nga fushat e elektronikës, aviacionit, robotikës dhe prodhimit. Gjithashtu prezantohen mundësi për bashkëpunim teknologjik me Japoninë.

Veprimtaria u jep mundësi edhe nxënësve, studentëve dhe inxhinierëve të rinj të takohen me kompani dhe të kërkojnë mundësi për praktikë profesionale, punësim dhe krijimin e kontakteve profesionale.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova