Lajm
Qyteti dhe absurditetet e tij përmes objektivit të fotografit Ulrich Wüst
Enjte 10 Shtator 2026 10:04
Enjte, 10 Shtator 2026, 10:04
FOTO: sghg.bg
Madhësia e shkronjave
Për të katërtën herë, Instituti Goethe në Bullgari dhe Galeria e Arteve e Qytetit të Sofjes i kushtojnë vëmendje fotografisë bashkëkohore gjermane, këtë herë përmes veprës së Ulrich Wüst, pas prezantimit të punëve të Sibylle Bergemann në vitin 2022, Barbara Klemm në vitin 2023 dhe Helga Paris në vitin 2024.
Ekspozita „Shtegtim nëpër histori. Fotografitë e Ulrich Wüst“ do të mbahet nga 10 shtator deri më 22 nëntor. Ajo përfshin mbi 120 fotografi nga arkivi i autorit, kryesisht printime pigmenti bardhë e zi. Përvoja profesionale e Wüst-it si urbanist dhe redaktor fotografie ndikoi në formimin e qasjes së tij karakteristike ndaj fotografisë – analitike, të saktë dhe të strukturuar me një kompozim të rreptë.
FOTO: Facebook /Goethe-Institut Bulgarien
Vepra e Ulrich Wüst-it, i lindur në vitin 1949 në Magdeburg, filloi të tërheqë vëmendjen gjatë viteve ’80, kryesisht përmes peizazheve të shumta urbane të realizuara në Gjermaninë Lindore. Këto fotografi pasqyrojnë shpesh degradimin e pandalshëm të strukturës arkitekturore historike. Fotografi tërhiqet nga absurditetet e mjedisit urban, të cilat burojnë si nga pakujdesia dhe mungesa e njohurive, ashtu edhe nga shembjet e pajustifikuara dhe ndërtimet e pakontrolluara.
Të shtunën, më 12 shtator, në orën 16:00, kuratori Matthias Flügge do të zhvillojë një tur kuratorial në ekspozitë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova