Mërkurë 9 Shtator 2026 18:28
Mërkurë, 9 Shtator 2026, 18:28
Ivan Demerxhiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kontrolli i sigurisë rrugore do të kalojë tërësisht nën përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), si pjesë e masave të qeverisë kundër shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Aktualisht, kontrolli ushtrohet nga tri institucione: MPB-ja, Agjencia Ekzekutive „Administrata Automobilistike“ (DAI) dhe Drejtoria Kombëtare e Sistemit të Taksimit Rrugor, raportoi gazetari ynë Nikollaj Hristov. Parashikohet që Drejtoria e Taksimit Rrugor të mos funksionojë më në formën e saj aktuale. Kompetencat e saj të kontrollit do t'i kalojnë MPB-së, ndërsa mbledhja dhe analizimi i të dhënave do t'i kalojnë Ministrisë së Transportit.
Kontrollet e rastësishme do të zëvendësohen me kontrolle të bazuara në profile dhe kritere rreziku. Brenda dy viteve nga marrja e lejes së drejtimit, shoferët e rinj do t'i nënshtrohen një trajnimi shtesë në pista të posaçme, ku do të përfshihet edhe drejtimi i automjetit në kushtet e akuaplanimit. Të dhënat e kamerave të sistemit të taksimit rrugor do të jenë të aksesueshme në tabletët e policëve rrugorë, bëri të ditur ministri i brendshëm, Ivan Demerxhiev. Reforma e plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2027.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #shkelje
- #Ministria e Punëve të Brendshme
- #MPB
- #reformë
- #qarkullim
- #shofer
- #siguri rrugore
- #qarkullimi rrugor
- #kontroll
- #kontrolli i sigurisë rrugore
- #Agjencia Ekzekutive „Administrata Automobilistike“
- #Drejtoria Kombëtare e Sistemit të Taksimit Rrugor
- #kontrolle të rastësishme
- #kamerat e sistemit të taksimit rrugor
- #shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor