EKONOMI

Artikull

Projekt-ndryshime për pagën minimale: 620-672 euro në 2027

Mërkurë, 9 Shtator 2026, 18:54

Natalija Efremova

Natalija Efremova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Qeveria i paraqet për miratim Kuvendit Popullor një projektligj për ndryshimin e Kodit të Punës, me të cilin parashikohet një mekanizëm i ri për përcaktimin e pagës minimale. Për vitin 2027, paga minimale do të përcaktohet në intervalin nga 620 deri në 672 euro, ndërsa, siç siguroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Natalija Efremova, rritje do të ketë. Ajo komentoi thirrjen e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë (KNSB) drejtuar qeverisë që të mos nxitojë me ndryshimet ligjore, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet për ankesën lidhur me buxhetin e vitit 2026, me të cilin u shfuqizua mekanizmi i mëparshëm për përcaktimin e pagës minimale. „Nëse vonohemi me përcaktimin e saktë të pagës minimale, rrezikojmë të mbetemi pa rritje të pagës minimale vitin e ardhshëm, gjë që është absolutisht e padëshirueshme“, tha ministrja, raportoi programi „Horizont“ i Radios Kombëtare Bullgare.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova