POLITIKË

Artikull

Një kompani bullgare do të lëshojë satelitët me raketa franceze

Enjte, 10 Shtator 2026, 08:19

Një kompani bullgare do të lëshojë satelitët me raketa franceze

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Bullgaria dhe Franca po hapin rrugën për një bashkëpunim më të thellë dhe më të frytshëm në fushën e teknologjisë së avancuar dhe hapësirës. Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Rumen Radev pas një ceremonie në Pallatin Élysée, ku ai dhe presidenti francez Emmanuel Macron morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi mes kompanive “EnduroSat” dhe “Arianespace”. Radev ndodhet në Paris me ftesë të presidentit francez, ku po merr pjesë në samitin ndërkombëtar kushtuar çështjeve hapësinore, bëri të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare.

Kryeministri theksoi se “EnduroSat” është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në sektorin e teknologjisë hapësinore. Sipas tij, gjatë viteve të fundit kompania bullgare prodhoi dhe lëshoi në orbitë më shumë satelitë të vegjël se të gjitha kompanitë e tjera evropiane të marra së bashku. “EnduroSat” nisi tashmë investimet në Francë dhe, në kuadër të bashkëpunimit të ri, mund të përdorë raketa franceze për të dërguar satelitët e saj në orbitë, raportoi BGNES.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova