Enjte 10 Shtator 2026 09:06
Enjte, 10 Shtator 2026, 09:06
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i dendur në të dyja drejtimet me Turqinë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”. Sipas Policisë Kufitare bullgare, pritje ka për automjetet e vogla në hyrje dhe për kamionët në dalje. Mëngjesin e 10 shtatorit, trafik i rënduar për kamionët që udhëtojnë drejt Turqisë raportohet edhe në pikën kufitare “Lesovo”.
Në pikat e tjera kufitare të vendit, në kufi me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi vijon normalisht.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova