Artikull
Bullgaria e nis me sukses bindës rrugëtimin në EuroVolley
Enjte 10 Shtator 2026 11:13
Enjte, 10 Shtator 2026, 11:13
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kombëtarja e meshkujve e Bullgarisë e nisi me fitore pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të volejbollit. Para tifozëve në Sofje, bullgarët mposhtën bindshëm Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-0 (25-17, 25-19, 25-18). Trajneri i skuadrës, Xhanlorenco Blenxhini, vendosi si titullar në rolin e liberos të riun Zhasmin Veliçkov, edhe pse ky nuk është pozicioni ku ai luan zakonisht. Duartrokitjet më të mëdha në sallën “Arena 8888” i morën vëllezërit bullgarë Aleksandër dhe Simeon Nikollov. “Deri në mesin e të tre seteve luajtëm pikë për pikë. Në fund të çdo seti arritëm të ishim më të mirë se kundërshtari, dhe kjo tregon edhe për nivelin që kemi si skuadër. Jam i kënaqur. Jam perfeksionist dhe nuk më pëlqen të bëj pesë gabime në shërbim apo të bllokohem tri herë. Këto janë gjëra që duhet t’i përmirësoj, në mënyrë që të mos përsëriten”, tha Aleksandër Nikollov pas ndeshjes.
Ndeshjen e radhës, kombëtarja bullgare do ta luajë të premten, sërish në Sofje, në orën 19:00, ndaj Portugalisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova