Artikull
Në Pekin, një delegacion qeveritar diskuton tërheqjen e investimeve kineze
Enjte 10 Shtator 2026 12:29
Enjte, 10 Shtator 2026, 12:29
FOTO: mi.government.bg
Madhësia e shkronjave
Zëvendëskryeministri dhe ministër i ekonomisë, Aleksandër Pulev, u takua në Pekin me zëvendëskryeministrin e Kinës, Ding Xuexiang , bëri të ditur qendra e shtypit e Ministrisë së Ekonomisë. Gjatë takimit u diskutua thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të reja kineze në Bullgari. Pulev theksoi vullnetin politik të Bullgarisë për t’i çuar marrëdhëniet me Kinën në një fazë të re. Sipas tij, situata aktuale krijon mundësi për nisma të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ndër çështjet e diskutuara ishin investimet në industrinë e automobilave, energjetikë, teknologjitë e avancuara dhe procesin e uljes së emetimeve të karbonit, njoftoi Ministria e Ekonomisë.
Ding Xuexiang e cilësoi momentin aktual si një mundësi të shkëlqyer për bashkëpunim me përfitime të ndërsjella. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Bullgarisë si një partner i rëndësishëm i Kinës në Evropën Juglindore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova