LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 11 shtator 2026

Në fund të javës së punës moti mbetet i ngrohtë, ndërsa pasdite edhe i nxehtë

Enjte, 10 Shtator 2026, 19:10

Parashikimi i motit për 11 shtator 2026

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 17°C. Për Sofjen pritet të jenë rreth 15°C. Në mëngjes, në disa zona të pjesës lindore do të ketë vranësira të ulëta, por ato shpejt do të shpërbëhen dhe do të pakësohen. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të jetë i nxehtë. Pas mesditës, në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira, por nuk priten reshje. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jug-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 31 deri në 36°C. Në kryeqytet do të jenë rreth 31°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, por në orët e paradites në disa vende do të ketë vranësira të ulëta shtresore. Do të fryjë erë mesatare nga lindje-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 26 deri në 28°C. Temperatura e ujit të detit është 24-25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite, në pjesën perëndimore të vargmalit Stara Pllanina, ndërsa deri në mbrëmje edhe në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore, do të zhvillohen vranësira, por pa reshje. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindje-juglindja, ndërsa deri në mbrëmje drejtimi i saj do të ndryshojë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 metra rreth 18°C.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva