Artikull
Bullgaria dhe Kina diskutojnë fluturime direkte dhe viza më të shpejta
Enjte 10 Shtator 2026 16:43
Enjte, 10 Shtator 2026, 16:43
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Bullgaria dhe Kina diskutuan krijimin e një lidhjeje ajrore direkte mes dy vendeve, përshpejtimin e procedurave për lëshimin e vizave për turistët kinezë dhe vendosjen e kontakteve më të drejtpërdrejta ndërmjet bizneseve turistike të të dyja vendeve. Këto tema u trajtuan gjatë një takimi në Pekin mes Ministrit bullgar të Turizmit, Ilin Dimitrov, dhe homologut të tij kinez, Sun Yeli.
“Qëllimi ynë është t’i shndërrojmë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve në një rritje reale të udhëtimeve turistike”, deklaroi Dimitrov.
Gjithashtu u diskutua organizimi i një forumi ekonomik për operatorët turistikë bullgarë dhe kinezë gjatë Festivalit të Trëndafilit në Kazanllëk, me synimin për të krijuar kontakte të reja biznesi dhe për të zhvilluar produkte të përbashkëta turistike. Dimitrov e ftoi Sun Yelin të vizitojë Bullgarinë.
“Kina është një nga tregjet më të mëdha turistike në botë dhe Bullgaria duhet të jetë shumë më e pranishme dhe më e dukshme në këtë treg”, theksoi Ministri bullgar i Turizmit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva