Lajm
Sofja kërkon 367 mln euro kredi për transportin dhe rrugët
Enjte 10 Shtator 2026 17:23
Enjte, 10 Shtator 2026, 17:23
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komuna e Sofjes do të aplikojë për kredi deri në 367 milionë euro për modernizimin e transportit urban dhe të rrugëve e bulevardeve kryesore. Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit. Parashikohet blerja e deri në 200 autobusëve, 75 trolejbusëve, 50 autobusëve elektrikë dhe 20 tramvajeve. Gjithashtu është planifikuar rikonstruksioni i arterieve të rëndësishme rrugore në kryeqytet, njoftoi BNR Radio Sofja.
Rreth 183 milionë euro pritet të sigurohen nga Banka Evropiane e Investimeve, ndërsa për shumën e mbetur do të zhvillohet një procedurë për përzgjedhjen e kredidhënësit.
Sipas kryetarit të bashkisë, Vasill Terziev, kredia duhet të garantojë realizimin e projekteve pavarësisht ndryshimeve të ardhshme në administratën e qytetit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva