Artikull
Rregulla të reja kufizojnë praktikat mashtruese në shërbimet online
Enjte 10 Shtator 2026 18:48
Enjte, 10 Shtator 2026, 18:48
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Parlamenti miratoi rregulla
më të rrepta për mbrojtjen e konsumatorëve në kontratat në distancë dhe
shërbimet financiare online.
Gjatë komunikimit përmes
një platforme online, klienti do të ketë të drejtën të kërkojë ndërhyrjen e një
personi, ndërsa tregtari do të jetë i detyruar ta sigurojë atë. Në rast nevoje,
sqarimet duhet të jepen në gjuhën në të cilën është ofruar informacioni para
lidhjes së kontratës, ndërsa tregtari do të duhet të vërtetojë se e ka
përmbushur këtë detyrim, njoftoi gazetari Daniell Inkov.
Po ashtu, vendosen rregulla
kundër pretendimeve mashtruese se një produkt ose një tregtar është më miqësor
ndaj mjedisit se sa është në të vërtetë.
Nuk u miratua propozimi i
partisë “Bullgaria Demokratike” për krijimin e një Regjistri Elektronik të
Unifikuar të vendimeve gjyqësore për kufizimin e qasjes në përmbajtje online.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva